Ditë votimesh, dasmorët ia marrin valles në qendër të Elbasanit

0

Ka votime, por ka edhe dasma dhe hare! Ndonëse e gjithë vëmendja është përqendruar te votimet për zgjedhjet lokale të 14 majit, atmosferë feste vjen nga qendra e Elbasanit.

Siç shihet në pamjet, disa dasmorë janë ndalur në shesh dhe kanë nisur të kërcejnë.

Të veshur me veshje tradicionale shqiptare, kjo pamje ka tërhequr edhe kalimtarët, të cilët kanë nisur të filmojnë çastet e gëzimit të nuses dhe dhëndrit, të cilët kanë zgjedhur të lidhin kurorë në këtë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu