Ditëlindja e shkrimtarit/ Begaj mesazh urimi Kadaresë: Ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare

0

Presidenti Bajram Begaj i ka uruar me një foto ditëlindjen shkrimtarit të njohur Ismail Kadare duke e quajtur mjeshtër të letërsisë shqiptare.

Në postim e tij, Presidenti shprehet se Kadare është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, dhe gjithashtu shkrimtari që ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

Postimi i Presidentit Begaj:

Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu