Qytetari me inicialet K.T., 25 vjeç banues në Vlorë është arrestuar në Divjakë, dhe qytetari me inicialet G.L.,32 vjeç banues në Vlorë është në kërkim nga policia e Divjakës.
Sipas njoftimit të policisë, dy qytetarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen për djegjen e makinës së qytetarit inicialet J.Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.
Njoftim i Policisë Divjakë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë djegur automjetin e shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.