ITALI- Pas thashethemeve të ndryshme, tashmë ka mbërritur edhe konfirmimi për ndarjen e çiftit Paul Bonolis dhe Sonia Bruganelli. Përmes një interviste të publikuar në Vanity Fair, çifti ka folur për ndarjen, duke nxjerrë në pah arsyet e këtij vendimi.
Sonia Bruganelli tha se mes tyre nuk ka një të tretë. “Nuk ka palë të treta të përfshira. Ne jemi prindër dhe do të vazhdojmë t’i kalojmë pushimet së bashku, duke ruajtur të njëjtën rutinë”, shkruan “Napolike”. Nga ana tjetër, moderatori i famshëm shprehet se gruaja ka hasur në vështirësi për të qëndruar në një situatë që nuk i përshtatej më nevojave të saj.
“Sonia u përpoq të përshtatej, derisa nuk ishte më e mundur të vazhdonte kështu. Ne folëm, ajo më shpjegoi arsyet e saj dhe unë e kuptova”.
Bruganelli tregon se nuk është më në gjendje të jetojë me entuziazëm disa dinamika të jetës bashkëshortore. “Që kur babai im vdiq, unë e kam projektuar lidhjen që kisha me të te Paul, duke e shndërruar atë në një mik, një të besuar. U fejuam kur isha 23-vjeç, nuk kisha mbaruar ende, ai ishte një burrë i pjekur. Vetëm me kalimin e kohës dhe përballë situatave të caktuara, ne i kuptuam dallimet tona”.