Një foto me fanellën me numrin shtatë të Manchester United dhe një mesazh plot krenari nga e jëma, Georgina Rodriguez.
Kështu ‘klani’ i Ronaldos bëri të ditur se Cristiano Jr., djali 11-vjeçar i kampionit portugez, i është bashkuar akademisë së ‘Djajve të Kuq’.
“Të ndjekim ëndrrat tona, së bashku. Mami të do”,- ka shkruar modelja argjentinase, në mbështetje të birit, i cili nis kështu një karrierë të re, të vështirë por edhe të bukur.