Djali i Maradonës: Messi, ti e meritove më shumë se kushdo tjetër, babai im feston nga lart

0

ITALI- Djali i Diego Armando Maradonës doli në rrugët e Napolit për të festuar fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës. 36-vjeçari me postimin e tij në rrjetet sociale, shkruan se babai i tij do të festojë nga parajsa.

“Argjentina është kampione e botës, jam i lumtur për ty Lionel Messi, sepse askush nuk e meritoi kupën më shumë se ti. Jam i lumtur për popullin tim, për vendin tim. Gjithmonë jam ndjerë argjentinas në zemër. Babai im po feston nga atje lart, ti nuk e di sa shumë dua të të përqafoj,”-shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu