Djali shqiptar qëllon me armë bashkëmoshatarin

0

 

Një tentativë vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podujevë të Kosovës, ku një i mitur ka plagosur me armë një bashkëmoshatar. Policia bën me dije se rreth orës 20:00 një i mitur ka plagosur me armë zjarri një djalë, po ashtu të moshës së mitur.

Njoftimi i policisë:

Podujevë, 06.03.2021-20:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë e cal. 7.65 mm, që dyshohet se është përdorur në rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu