Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është parandaluar ditën e sotme në qytetin e Gramshit. Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi ka dhunuar e kanosur të atin. Në njoftimin e forcave blu, raportohet se personi me inicialet S.K, vetëm 20-vjeç, dhunoi dhe i dëmtoi mjetin të atit të tij, personit me inicialet S.K, 45-vjeç. Autori është vënë në pranga nga policia, pas telefonatës që i ati bëri në polici.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, e kanosi me mjet prerës dhe i dëmtoi automjetin, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali. Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga shtetasi S. K., 45 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.