Djathi norvegjez Jarlsberg del si një nga aleatët më të mirë kundër osteoporozës sipas një studimi. Në veçanti, konsumimi ditor i një sasie të vogël djathi (57 g.) mund të parandalojë përkeqësimin e kockave, pa rritur në fakt kolesterolin.
Është një djathë i verdhë gjysmë i fortë i qumështit të lopës me vrimat karakteristike, i cili mund të haet edhe i prerë në feta brenda një tosti ose sanduiçi. Vjen nga Jarlsberg në Norvegjinë lindore, prej nga ka marrë edhe emrin.
Sipas materialit të mëparshëm kërkimor, ky djath i veçantë luajti një rol në rritjen e niveleve të osteokalcinës, një hormon që lidhet me kocka dhe dhëmbë të fortë, por nuk ishte e qartë nëse kjo ishte për shkak të këtij djathi të veçantë apo ndonjë lloj djathi.
Për të konfirmuar vetitë e tij, studiuesit studiuan 66 gra të shëndetshme me një moshë mesatare 33 vjeç dhe një BMI mesatare prej 24, të cilat shtuan në dietën e tyre ose një porcion ditore prej 57 g. djathë Jarlsberg ose 50 g. djathë Camembert për 6 javë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, grupi që konsumonte djathin Camembert filloi të konsumonte Jarlsberg edhe për gjashtë javë të tjera.
Mostrat e gjakut u morën çdo gjashtë javë për të kontrolluar proteinat kryesore, osteokalcinën dhe një peptid (PINP) të përfshirë në qarkullimin e kockave. Gjithashtu u matën nivelet e vitaminës K2 dhe nivelet e yndyrës në gjak.
Këto dy djathëra kanë përmbajtje të ngjashme yndyre dhe proteinash, por ndryshe nga Camembert, Jarlsberg është i pasur me vitaminë K2, e njohur edhe si menaquinone.
Efektet e dy djathrave
Pas analizimit të mostrave, u vu re se treguesit kryesorë biokimikë të qarkullimit të kockave, osteokalcina dhe vitamina K2 u rritën ndjeshëm pas 6 javësh në grupin që konsumonte djathin Jarlsberg . Nga ana tjetër, për ata që konsumuan djathë Camembert, nivelet e peptidit PINP mbetën të pandryshuara, ndërsa ato të shënuesve të tjerë biokimikë u ulën lehtë. Por ato u rritën ndjeshëm pas kalimit në djathin Jarlsberg.
Për sa i përket yndyrave në gjak, këto u rritën pak në të dy grupet pas 6 javësh, megjithatë nivelet e kolesterolit u ulën ndjeshëm në grupin Camembert pas kalimit në Jarlsberg.
Përveç kësaj, hemoglobina e glikuar (HbA1c) u ul me 3% në grupin që konsumonte djathë Jarlsberg, ndërsa u rrit ndjeshëm me 2% për ata që hanin djathë Camembert. Megjithatë, pas kalimit në Jarlsberg, HbA1c u ul ndjeshëm edhe në këtë grup.
Së fundi, sasitë e kalciumit dhe magnezit u ulën ndjeshëm në grupin e djathit Jarlsberg, por mbetën të pandryshuara në grupin e djathit Camembert. Pas ndryshimit të llojit të djathit, nivelet e kalciumit gjithashtu u ulën në këtë grup, duke reflektuar ndoshta rritjen e marrjes së këtyre mineraleve thelbësore për formimin e kockave, theksojnë studiuesit.
Në fund të fundit, ata vlerësojnë se djathi Jarlsberg mund të ndihmojë në parandalimin e osteopenisë fazën para osteoporozës si dhe sëmundjeve të tjera metabolike, si diabeti, megjithëse theksojnë se do të nevojiten kërkime të mëtejshme për ta konfirmuar këtë.