Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka reaguar ashpër pasi në Stockholm, Suedi, në ditën e festës së Kurban Bajramit, janë djegur faqe të librit të shenjtë të Kuranit.
Ky akt është dënuar me forcë nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, e cila në reagimin e saj e ka quajtur akt urrejtjeje.
Sipas QBNF, veprime të tilla nxisin konflikte dhe dhunë mes qytetërimeve dhe nuk ndihmojnë në zbutjen e konflikteve ndërkombëtare.
”Ne dënojmë me forcë lejen e autoriteve Suedeze për të djegur një kopje të Kuranit të Shenjtë në Stokholm në ditën e Bajramit dhe jemi të befasuar që ky akt urrejtjeje konsiderohet liri e mendimit dhe shprehjes.Ne mendojmë se akte të tilla nxisin konflikte dhe dhunë midis qytetërimeve dhe nuk ndihmojnë në zbutjen e konflikteve ndërkombëtare”.