Djemtë e “West Side Family” dedikim të ndjerë: Jeta shkon, kujtimi yt mbetet

0

Tetë vite më parë, u nda nga jeta këngëtari i famshëm shqiptar Dr. Flori.

Artisti la pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe hitet e tij vazhdojnë dëgjohen edhe dhe sot. Dy miqtë e tij të ngushtë, Landi Hysi dhe Armir Shahini e kanë përkujtuar me vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.

Postimi i plotë:

8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet.

Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun.

Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë,

Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon!

Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë

Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj,

Sa e çmendur me pasione koha që jetoj,

Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani

Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij,

Më kalonin para sysh njerëzit që m’u larguan

E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan

Se disa ngelën në vend e disa u harruan,

Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s’u kujtuan

Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa

Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa

Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time

Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime

Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja

Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë

Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu