“Do doja që Leo të ishte në Kupën e Botës 2026”, presidenti Tapia: Ai gjithnjë të surprizon

0

Presidenti i federatës argjentinase të futbollit ka shprehur dëshirën që Lionel Messi të jetë pjesë edhe e Kupës së Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ylli argjentinas ka pranuar më parë se nuk planifikon te jetë pjesë e këtij botërori. Megjithatë presidenti Tapia nuk i humbet shpresat që Leo të luajë edhe një botëror tjetër pasi atij edicioni fantastik në Katar 2022, ku triumfoi me kombëtaren “”Albiceleste”.

Në një intervistë për “Sports Summit Leaders”, Tapia u shpreh: Ai gjithmonë kërkon më shumë. Ai nuk të lë kurrë në baltë. Ai mund të të surprizojë, kërkon më shumë. Mund ta imagjinosh. Si nuk mund ta imagjinoj? Do doja të ishte atje. Me kondicionin që ka, ai mund të luajë lehtësisht në Kupën e Botës 2026.   


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu