Do habiteni! Talebanët janë më të fuqishëm se 10 vende të NATO-s

0

Talebanët kanë tashmë në dorë armatim me vlerë dhjetëra milionë paund, përfshirë helikopterë të blerë nga SHBA dhe aeroplanë sulmues, duke u dhënë atyre më shumë fuqi ajrore sesa shumë anëtarë të NATO-s.

Sipas një analize të bërë nga DailyMail, rezulton se gjatë muajve të fundit, xhihadistët kanë vënë nën kontroll 10 fusha të mëdha ajrore nga Bagram në Mazar-i-Sharif, dhe sot u ngritën në qiell me një helikopter prej 6 milionë dollarësh Black Hawk, në luftën e tyre kundër rezistencës në Luginën Panjshir.

Shefat talebanë raportohet se kanë urdhëruar trupat e tyre që të gjejnë pilotë nga Forcat Ajrore të shpërndara afgane, të cilët bënë trajnime të shtrenjta nga SHBA dhe aleatët e saj, për të fluturuar aeroplanë luftarakë dhe helikopterë të teknologjisë së lartë.

Pa pilotë të specializuar, ngritja në ajër e një avioni të tillë të sofistikuar është pothuajse e pamundur për një amator – por disa video të terroristëve sugjerojnë se ata kanë nisur rekrutimet.

Sipas Dailymail, talibanet kane me shume avione dhe helikoptere sesa Sllovenia, Maqedonia e Veriut apo Shqiperia, Mali i zi etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu