Kreu i PD, Sali Berisha pasi iu drejtua selisë blu ka folur për gazetarët. I pyetur nëse do ia lironte selinë e PD nëse gjykata do të vendoste pro kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Berisha nuk pranoi të japë një përgjigje pa dalë vendimi i gjykatës.
“E mbushën bulevardin në orën 12:00 si kurrë ndonjëherë më parë në të njëjtën orë, janë misionarë të jashtëzakonshëm.
Nuk ndërhyj nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kemi me Ramën e aty ishim për Ramën e jo për gjykatën, për ne armik numër një është Rama.
Ky është revolucionm mos harroni se dhe Ramizi qendroi ca kohë por në fund e hoqën me votë.
Asnjë koment nuk kam, nuk bëj koment për gjykatën. Ne jemi në revolucion, po vijojmë.
Protestën e radhës do e vendosim shumë shpejt“, – tha ai.