“Do jem titullar në çdo ndeshje!”, The Sun zbulom urdhërin e Ronaldos

0

Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur mirë qëndrimin në pankinë në ndeshjen e fundit në Premier League kundër Evertonit para se të niste pushimi i kampionateve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.Ylli portugez i është ankuar hapur teknikut të Manchester United, Solskjaer duke kërkuar që të jetë titullar në çdo takim.

“Ronaldo ishte shumë i zhgënjyer që u ul në stol në ndeshjen kundër Evertonit. Solskjaer mendonte se ishte i lodhur pas ndeshjes në Champions League kundër Villarrealit dhe vendosi që ta hedhë në fushë vetëm në pjesën e dytë.

Por, Cristiano i tha se do që të luajë në të gjitha ndeshjet si titullar dhe se do t’i thotë vetë se kur nuk është në gjendje që të luajë.I tha edhe se ka ardhur në Manchester për të fituar trofe dhe se United duhet të hedhë në fushë lojtarët më të mirë në të gjitha ndeshjet”, ka treguar për “The Sun” një burim pranë skuadrës së Manchester United.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu