Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi i është futur ekonomisë edhe pse nuk është fusha që ajo mbulon në qeverinë Rama. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Muxhaqi po fliste për taksat, teksa tha se shqiptarët nga nesër do të paguajnë zero taksë për taksat, gjë që të cilën e rregulloi më vonë duke thënë pagat.
“TVSH për biznesin e vogël është më e ulëta në rajon. Le të flasim për tatim fitimin. Për bizneset e vogla është zero. Për biznesin e madh jemi në nivelin 15%, njësoj si në Serbi. Flasim edhe për taksën për punën. Një person që punon dhe tatohet në Shqipëri ka tatimin më të ulët në rajon. Me një taksë zero për taksat (pagat) deri në 40 mijë lekë duke vazhduar nga nesër”, tha Muzhaqi.