GJIROKASTRA- Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedimi me të rinjtë në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fjalës së tij në takim, Rama tha se qeveria do të shtojë financimet për programet e start-up.
Kryeministri theksoi rëndësinë e teknologjisë, ndërsa tha se të gjithë shkollat do të kenë laboratorë smart në mënyrë që të gjithë të kenë akses në teknologji.
Rama: Duhet të shtojmë financimet për programet e start-up, por duhet të gjejmë rrugët për rritjen e financimit për ata që janë ende në shkollë apo universitet, pa pritur që të mbarojnë shkollën apo universitetin. Do e nisim këtë me festivalin e ardhshëm, ku përveç çmimeve dhe vlerësimeve, do të duhet të gjejmë mënyrën sesi të financojmë ato prototipe që kanë interes për t’u shtjelluar.
Ajo që ka sjellë teknologjia është përmbysje e hierarkisë së vlerave që krijohen ndër vite në sistemin tradicional të progresit linear, duke na provuar se vajza dhe djem të rinj mund të jenë inovatorë të jashtëzakonshëm në rrugën e progresit eksponencial. Do vazhdojmë të plotësojmë sistemin e shkollave me laboratorë smart që të gjithë të kenë akses në teknologji





