Një 45-vjeçar ka shkaktuar dy aksidente pasditen e sotme në Vlorë në rrugën “Transballkanike”.
Shtetasi Arlind Lagji duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka askidentuar në vijat e bardha këmbësoren 66-vjeçare me iniciale I.S e cila është plagosur.
Në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pak metra më larg ai ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, i cili është plagosur gjithashtu.
Lagji mësohet të jetë ish-drejtuesi i Doganës në Fier, i përfshirë pak kohë më parë në një skandal pasi u denoncua për rrahjen dhe kërcënimin e një shtetasi. Arlind Lagji pak muaj më parë dhunoi dhe kërcënoi Algert Belulaj pasi ky e fundit e akuzoi për lidhje intime me ish-gruan e tij Anxhela Ngjeqari.
Asokohe Belulaj publikoi në media audiopërgjimet me ish-zyrtarin Lagji. Ky i fundit e kërcënonte Belulajn me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’. Shqip