Do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes, Fredi Beleri del nga burgu për disa orë

0

Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të dalë nga burgu. Shkak është bërë humbja e gjyshes së tij, ndërkohë që Beleri ka bërë kërkesë për të marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, mësohet se atij i është dhënë 6 orë leje. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka bërë me dije se kanë marrë masa për shoqërimin e Belerit.
Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu