Do të mbahet në nëntor, Zelensky dhe Putin marrin ftesë për Samitin e G-20

0

Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin janë ftuar në Samitin e G20-ës që do të mbahet në Indonezi nëntorin e ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze e lajmeve dhe sipas saj presidenti rus dhe ai ukrainas kanë marrë ftesë për Samitin e G20 në Indonezi.

Samiti i G20 do të mbahet në nëntor në Bali, Indonezi.

Fillimisht u mendua që Rusia të mos thirrej për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe të mbahej një takim mes 19 vendeve. Megjithatë, Indonezia, e cila është vendi pritës, këmbënguli që të mos mbahet një samit i G-19 dhe të ftohen të gjitha vendet.

Kremlini tha se Rusia po përgatitet për samitin e G20 të këtij viti në Indonezi, por ende nuk ka vendosur nëse Presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht apo virtualisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu