“Do të mësoj, do të luftoj!” Vallëzimi i Donald dhe Melania Trump pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet biseda mes çiftit: Unë jam këtu për ty!

0

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, morën të gjithë vëmendjen me vallëzimin e tyre në ballon pas ceremonisë së inaugurimit. Gjatë këtij momenti komunikimi i çiftit si dhe gjuha e trupit të tyre ishin nën vëzhgimin e mediave teksa dialogu bëri kuriozë jo pak njerëz në SHBA dhe në botë.

Disa ekspertë për leximin e buzëve, kanë dhënë versionet e tyre lidhur me bisedën e çiftit. Eksperti i leximit të buzëve, Jeremy Freeman, pretendon se ka deshifruar bisedën e tyre e cila vijon si mëposhtë:

“Sot është një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë,” i pëshpëriti fillimisht Melania në vesh Trump, sipas Freeman.

“Ke të drejtë, do të mësoj, do të luftoj”, thuhet se i është përgjigjur presidenti, ndërsa gruaja e tij i ka thënë: “Unë jam këtu për ty”!