“Do të prishim balancat e Rilindjes”, Kryemadhi në Vlorë, takim me delegatët e LSI-së, çfarë paralajmërohet pas 25 Korrikut

0

Pas seancës plenare në Kuvend, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka udhëtuar për në Vlorë ku është takuar me disa prejdelegatëve të partisë, të cilëve u ka bërë me dije se pas 25 Korrikut do të ngrihej një grup pune për konventën që pritet të mbahet.

Ndër të tjera, ajo falenderoi të gjithë të pranishmit për angazhimn e tyre në fushatën e 25 Prillit dhe shtoi se edhe pse votat nuk u konvertuan në mandate, ato shërbenin për të prishur balancat e PS.

“Sot ne kemi ardhur që me delegatët e konventës kombëtare por edhe për të ngritur grupin e punës në Vlorë për konventën që do jetë pas 25 korrikut. Sepse fushata e 25 prillit ka treguar një
Me thënë të drejtën ne kemi njohur shumë njerëz të tjerë, pavarësisht rezultatit, qarku i Vlorës edhe pse i vetëm në betejën e tij pati rezultat të jashtëzakonshëm.

Unë ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë angazhimin tuaj për një fushatë të jashtëzakonshme. Vërtet votat që LSI mori në Vlorë vërtet nuk u konvertuan në mandate, por do të thyejnë balancat e Rilindjes dhe kudo që ne do të garojmë”- u shpreh Kryemadhi ndër të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu