“Do të vdesësh”, Mila Kunis pendohet për shkatërrimin e ëndrrës së Ashton Kutcher

0

Vetëm pak kohë më pare, aktori i njohur Ashton Kutcher u shpreh se kishte blerë një biletë për t’u bashkuar me udhëtimin historik në hapësirë që miliarderi Richard Branson kreu me anijen e tij “Virgin Galactic”. Ai zbuloi se gruaja e tij, aktorja Mila Kunis e bëri atë të rishikonte dhe njëherë rrezikun që do merrte përsipër.

Së fundmi Kunis, ka pranuar se është treguar shumë egoiste që nuk e lejoi bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher, të udhëtonte në hapësirë. Në një intervistë për revistën “People”, aktorja ka thënë se ishte shumë e shqetësuar për udhëtimet në hapësirë, sepse kishte frikë se mos i ndodhte diçka tragjike babait të fëmijëve të saj. Ajo ka treguar se në atë kohë u përball me probleme të ankthit.

“Isha shumë e stresuar dhe i thashë: ‘Nuk mund të shkosh, do të vdesësh. Avioni do të shpërthejë dhe ti do të vdesësh dhe pastaj do të më lësh vetëm me dy fëmijë.”

Pasi morën një vendim të përbashkët që Kutcher të mos udhëtonte në hapësirë, Mila Kunis ka pranuar se pastaj e ka urryer veten që ia shkatërroi ëndrrën bashkëshortit të saj. Ajo shtoi se:

“Fakti që nuk e lejova atë që të realizonte ëndrrën e tij, ishte shumë egoiste nga ana ime, por unë jam një nënë e re dhe kisha shumë frikë për sigurinë e tij.”

Rikujtojmë se, së fundmi një deklaratë e çiftit ka bërë goxha bujë dhe ka ngjallur reagime të shumta. Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher pranuan se nuk i lajnë fëmijët e tyre çdo ditë. Gjatë një interviste ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti në ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu