Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e ri të shteti, Bajram Begaj që u zgjodh në krye të shtetit pak ditë më parë.
Takimi mes tyre është mbajtur në Pallatin e Brigadave. Në një postim në facebok, Meta shprehet se i ka uruar suksese në detyrën e lartë që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.
Rikujtojmë se Begaj ishte një propozim i PS dhe u zgjodh president në raundin e katërt, pasi mazhorancas dhe opozita nuk arritën një marrëveshje për tre raundet e para.
Ai mori 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.
Postimi i Metes:
Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.