Do udhëtoni drejt Zvicrës? Ndryshojnë rregullat, kërkohet plotësimi i formularit

0

Njoftimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022:Personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’ju kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër; Duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata: Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen. Nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu