Dogji 7 hektarë me pyje në Shpirag, arrestohet autori

0

Ka rënë në prangat e policisë së Beratit, shtetasi Jaho Shkëlqim Subashi, i cili dyshohet se është personi që i vendosi zjarrin pyllit me pisha në fshatrat Mjeshovë e Meto, në zonën e Shpiragut.

Pas një lufte 24-orë me zjarrin, burime nga zjarrfikësja e Beratit bëjnë me dije se janë shuar të gjitha vatrat aktive, teksa theksohet se janë shkrumbuar 7 hektarë me pyje dhe shkure.

Pas një punë intensive , inspektorët e policisë kanë mundur të identifikojnë dhe të kapin, personin i cili dyshohet se zjarrvëniet i ka bërë në mënyrë të qëllimshme duke ndezur dhe rindezur disa herë zjarrin në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu