Dogji ish-gruan gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, dënohet me vdekje burri

0

Një burrë nga Kina që i vuri flakën ish-gruas së tij ndërsa ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejt për ndjekësit e saj në internet u dënua me vdekje të enjten.

Sipas CNN, viktima, 30-vjeçare me emrin Lhamo, ishte një fermere dhe blogere njëkohësisht.

Ajo po transmetonte një video të saj shtatorin e kaluar kur ish-bashkëshorti i hodhi benzinë dhe ia vuri flakën. Ajo vdiq dy javë më vonë.

Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa të enjten në gjykatë, u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu