Dogji me benzinë ish-bashkëshorten, lihet në burg Bledar Trëndafili

0

Gjykata e Korçës cakton masë sigurie arrest me burg pët Bledar Trëndafilin.

45-vjeçari një muaj më parë dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.

Prokuroria kërkoi që 45 vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën.

31-vjeçarja është ndaluar nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.

E dëmtuara më pas mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe u transportua për mjekim të specializuar drejt Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu