Dojna Mema në pritje të fëmijës së parë

0

Moderatorja e njohur, Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata, do të bëhen prindër për herë të parë. Dojna është në pritje të ëmbël dhe lajmin e ka ndarë vetë ajo përmes një video, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Dojna ka treguar se është 16 javëshe dhe nuk gjen dot fjalët për ta përshkruar këtë moment. Në videon ku moderatorja tregon lajmin se do të bëhet nënë, e ka kirjuar në një formë që nuk ka thënë asnjë fjalë me zërin e saj, por në sfond të viodeos ka vendosur rrahjet e zemrës së foshnjës.

“Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndiej tani, do të më duhej ti krijoja. Ndaj po të lë ty mam te flasësh, me rrahjet e zemres sate # 16 weeks.”

Dyshja janë të lidhur prej disa vitesh, dhe janë njohur gjatë një interviste të bërë nga Dojna, që kishte nën drejtim emisionin rinor Pop Culture.