Doli i treti në zgjedhjet e 6 marsit, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Rrogozhinë: Dy palët e tjera nuk dolën në garë si ne

0

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani ka dalë me një dklaratë zyrtare nëpërmjet postimit të tij në Facebook, ku ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët e kanë votuar.

Ndër të tjera, ai përmendi se palët kundërshtare që kishin garuar në zgjedhje, kishin përdorur metoda të cilat ai vetë nuk kishte zgjedhur t’i përdorte.

Postimi i Plotë nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Rrogozhinë, Hekuran Xhani:

Te dashur miq te mi,bashkepunetore komisionere vezhgues e numerues , ju falenderoj nga thellesia zemres ,dhe ju jam mirenjohes perjete per mbeshtetjen tuaj ,qe ishte motivimi forca dhe energjia ime ne kete fushate!
Ne kete fushate nuk e ndjeja veten si kandidati juaj,por si njeri prej jush ,qe nisi nje beteje per te sjell shpresen e ndryshimin per te gjjthe ju
Te gjithe bashke punuam me mish e me shpirt per te arrit fitoren tone,por kjo nuk ndodhi,sepse te gjjtje e dine mire qe dy palet kundershtare nuk dolen ne gare si ne por dolen me metodat e tyre,metoda te cilat une nuk zgjedh dhe nuk mund ti perdor!
Faleminderit per mbeshtetjen
Gjithmone krah jush!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu