Doli me leje nga burgu grek, arratiset shqiptari!

0

Iu dha leje për të dalë nga burgu për disa ditë, shqiptari Agim Margegaj arratiset duke mos u kthyer më, por kapet disa kohë më vonë duke tentuar të trafikojë drogë, që erdhi nga Shqipëria. Margegaj kërkohet dhe nga drejtësia shqiptare, i dënuan në Lezhë me 35 vite burg për vrasje.

Iu dha leje për të dalë nga burgu për disa ditë, shqiptari Agim Margegaj arratiset duke mos u kthyer më, por kapet disa kohë më vonë duke tentuar të trafikojë drogë. 43-vjeçari është dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, tentativë vrasje më shumë se njëherë, grabitje ne bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, përdorim arme.

Ai mori leje për të dalë nga burgu, që iu dha nga autoritet, por u arratis duke mos u kthyer më. Gjatë një operacioni ditën e djeshme policia greke bëri të mundur ndalimin e tij ku u kap me mbi 5 kg heroinë që kishte ardhur nga Shqipëria.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 5 kg e 50 gram heroine, 1 peshore elektronike, 1050 euro, kartë identiteti dhe pasaportë të falsifikuar, 2 celularë, 1 krehër arme, pajisje plastike presimi.

Policia gjithashtu është në kërkim të makinës një furgon tip Benz që dyshohet se ka bërë transportin e drogës nga Kakavija në Artemida, Athinë.

Agim Margegaj është i kërkuar edhe nga drejtësia shqiptare, ku Gjykata e Lezhës e ka dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu