Dy viktima dhe 96 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

0

Dy viktima dhe 96 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit duke shënuar sërish shifrave të larta të të prekurve nga infeksioni. Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani nuk mundën të fitonin dot betejën me koronavirusin, duke humbur jetën.

Gjithashtu në 24 orë janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive. Ditën e djeshme vendi arrti shifrat rekord të të prekurve me 117 raste të reja.

Situatë e vështirë është edhe te Spitali Infektiv, ku ka pasur shtim të pacientëve të shtruar. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar që çdo qytetar të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.
Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127”

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)

Testime totale 33389

Raste pozitive 3667

Raste të shëruara 2062

Raste Aktive 1508

Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 672

Durrës 219

Shkodër 190

Vlorë 97

Lezhë 77

Kukës 51

Korçë 46

Berat 40

Elbasan 39

Fier 36

Gjirokastër 22

Dibër 19

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu