Personazhi i Tik Tok Kozak është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës ku po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me një video që qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale.
Në këtë video Kozaku del duke konsumuar kokainë dhe pastaj me një pistoletë me mulli luan lojën ruletë ruse. Në video duket qartë pistoleta dhe plumbi, ku fatmirësisht arma nuk e shkrep.