Tan Brama, ish-banori i “Big Brother VIP” ka zbuluar gjëra nga e shkuara e tij që ndjekësit me siguri nuk i dinin më parë. I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, Brama tha se ai ka punuar si përkthyes i filmave për të rritur dhe se këtë punë do ta bënte sërish nëse do t’i ofrohej.
“Në vitin 2004 sa jam kthyer nga Gjermania. Patjetër që do e bëja prapë,”- tha ai.
Për eksperiencën në BBV, balerini tha se nu kia merrte mendja se do të qëndronte aq shumë në shtëpi. Ai shtoi se duke parë që brenda shtëpisë kishte lojtarë shumë të fortë, kishte menduar se do të qëndronte vetëm një javë dhe më pas do të dilte.
“Që kur hoqa kufjet e shtëpisë mora një ‘feedback’ shumë të mirë. Edhe shikuesit ‘live’ në studio ma bënin me dorë. Më kanë thënë që ‘ti duhet të ishe që në fillim’. Ta kisha ditur do isha futur te ‘BBV2’. E pranova direkt, thashë që po do jem. Ishte dhurata më e bukur për vitin 2022. Momenti më i bukur brenda shtëpisë ishte kur më erdhën fëmijët. Për 30 ditë që qëndrova çdo sekondë ishte e bukur. Unë e dija ku po shkoja. Aty brenda kishte lojtarë shumë të fuqishëm. Thashë do rri një javë, do dal,”- tha ai.