Dosja AL
Dom Gjergj Meta revoltohet me çmimet: U protestua, por bordi rriti naftën
Meta shkruan se gjithçka nisi nga rritja e çmimit të naftës dhe pavarësisht protestave e krijimi të bordit, fundi ishte i njëjtë.
20:21 – 27/03/22 Koha: 1 min lexim
A A
Protestat për rritjen e çmimeve, thirrja e Dom Gjergj Metës: Ju lutem lironi të arrestuarit
Dom Gjergj Meta
TIRANË– Dom Gjergj Meta, Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit është revoltuar nga padrejtësia dhe abuzimet me çmimet. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se gjithçka nisi nga rritja e çmimit të naftës dhe pavarësisht protestave e krijimi të bordit, fundi ishte i njëjtë.
“Në fillim ishte rritja e çmimit të naftës.
Rritja e naftës prodhoi protestën;
Protesta prodhoi bordin e transparencës
Bordi i transparencës rriti çmimin e naftës!
Amen!”– përfundon dom Meta krah një fotoje ku shihet se çmimi i naftës ka arritur në 245 lekë për litër.
Të martën në orën 17:00 është raportuar se do të zhvillohen protestat e radhës kundër rritjes së çmimeve. Gjithçka u lajmëruar dy ditë më parë, pasi çmimi i naftës pësoi një tjetër rritje.