‘Domethënë e do vilë siç e kishe?!’, Rama banorëve të 5 Majit: Tani do jetoni si njerëz, jo si kafshë, shtëpinë nëse doni merreni, nëse nuk doni mos e merrni

0

Edi Rama jep versionin e tij të takimit me banorët e 5 Majit në Tiranë.

Në videon që ka postuar në rrjetet sociale, Rama dëgjohet duke u përplasur me banorët, ku nuk mungojnë as ofendimet ndaj tyre, me nënkuptimin se derimë tani kanë jetuar si kafshë.

Rama nuk lejon ndërhyrjet e banoreve, ndërkohë që rrugës pjesë e takimit bëhet dhe numri dy i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Kryeministri ua thotë në mënyrë ultimative banorëve, se nëse duan mund ti marrin shtëpitë që ua jep shteti, dhe në rast se nuk duan mos ti marrin.

Rama: Më thuaj po të dëgjoj

Nëna Liza: Në datën 19 na kanë shembur shtëpinë 3 katëshe, ne nuk jemi as serbë, as xhandarë, kanë punuar janë rropatur fëmijët në Greqi. Nuk jemi kundcra shtetit, nuk jemi kundër qeverisë. Ishin 1 mijë policë kundër 13 vetëve.

Rama; Dmth ti e do shtëpinë vilë siç e ke pasur? Dëgjo këtu, më dëgjo që të jemi të qartë, po hajde ky është nënkryetari i bashkisë, meqe ju thoni se këtë punë e bën Bashkia, të jemi të qartë në një pikë, e para punës ju keni ndërtuar pa leje keni zënë tokën e tjetërkujt. Por nuk jeni vetëm ju, se ashtu ka qenë koha.

Unë kur kam qenë kryetar Bashkie kam qenë i pari që kam thënë se kjo punë nuk bëhet me prishje, por  është thënë qartësisht dhe në ligj, legalizohet çdo gjë që nuk pengon zhvillimin, pasi nuk mund të legalizohet çdo gjë, a do më dëgjosh ti mua. Juve jeni pa leje, që të jemi të qartë, shtëpia juaj dhe e të tjerëve nuk legalizohet, por ne nuk ju kemi thënë për asnjë moment që do të dilni jashtë. Ne kemi thënë që sidoqoftë keni bërë një investim tuajin, dhe ne në rrugë nuk ju lëmë, dakord?

Ne do të bëjmë një lagje të re, ku njerëzit të jetojnë si njerëz jo si kafshë. Fëmijët duhet të rriten në një lagje që e ka shkollën afër, ne nuk po prishim banesat që tia japim… më dëgjo me vëmendje, në fund fare nëse unë nuk iu pëgjigjigjem pyetjeve do të bësh pyetje. Ne do të ndërtojmë një lagje ku do të strehohen të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. A ka mundësi që të më dëgjosh mua, se nuk do merremi vesh, ti nuk po më dëgjon, ti po më ndërpret.

Banorja: A mund të bëj një pyetje?

Rama: Unë nuk kam ndërmend që të iki, jam këti dhe do tju dëgjoj. Ti votën vazhdo jepua atyre që të lanë të ndërtoje.

Banorja; Unë votën sia kam dhënë, për mua jeni njësoj të gjithë, si qofshi me votë si qofshi pa votë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu