FRANCË- Dominique Pelicot u shpall fajtor ditën e sotme për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me dhjetëra përdhunimet e gruas së tij, Gisele nga ai dhe burra të tjerë. Pelicot u dënua me 20 vite burg, dënimi maksimal për krimin që kreu dhe që kishte kërkuar prokurori. Në një moment, ai shpërtheu në lot teksa dëgjonte dënimet për të bashkëakuzuarit e tij.
Në sallë ishte e pranishme edhe Gisele e cila raportohet i shikonte në sy të gjithë të akuzuarit që qëndronin përpara gjykatës për të dëgjuar vendimin. Pasi Pelicot u dënua, gjykata i shpalli fajtorë të 51 të pandehurit. 47 u shpallën fajtorë për përdhunim, dy për përdhunim në tentativë dhe një për sulm seksual.
Dënimet e të pandehurve:
Charly Arbo i cili u dënua me 13 vjet burg
Christian Lescole u dënua me 9 vjet
Lionel Rodriguez u dënua me tetë vjet
Cyrille Delville u dënua me 8 vjet
Jacques Cubeau dënohet me 5 vjet
Nicolas Francois dënohet me 8 vjet
Boris Moulin dënohet me 8 vjet
Philippe Leleu dënohet me 5 vjet
Joseph Cocco dënohet me 3 vjet
Fabien Sotton dënohet me 11 vjet
Nizar Hamida dënohet me 10 vjet
Joan Kaëai dënohet me 10 vjet
Husamettin Dogan dënohet me 9 vjet
Hughes Malago dënohet me 5 vjet
Andy Rodriguez dënohet me 6 vjet
Jean Tirano dënohet me 8 vjet
burgim Thierry Postat 12 vjet
Redouane El Farihi dënohet me 8 vjet
Simone Mekenese dënohet me 9 vjet Thierry
Parisis dënohet me 8 vjet
Adrien Longeron dënohet me 6 vjet
Jean -Marc LeLoup dënohet me 6 vjet
Patrick Aron i dënuar me 6 vjet
Mohamed Rafaa dënohet me 8 vjet burg
Mahdi Daoudi dënohet me 8 vjet
Ahmed Tbarik dënohet me 8 vjet
Patrice Nicolle dënohet me 8 vjet
Grégory Serviol dënohet me 8 vjet
Abdelali Dallal u dënua me 8 vjet
Jean-Luc LA u dënua me 10 vjet
Quentin Hennebert u dënua me 7 vjet
Saifeddine Ghabi u dënua me 3 vjet R
Romain Vandevelde u dënua me 15 vjet
Hassan Ouamou dënohet në mungesë me 12 vjet
Saifeddine Ghabi lirohet nga akuza për përdhunim, por shpallet fajtor për sulm seksual
Një nga të pandehurit, 63-vjeçari Jean-Pierre Marechal, u shpall fajtor edhe për përdhunimin e gruas së tij prej 5 vitesh, të cilën ai e kishte droguar gjithashtu. 63-vjeçari është dënuar me 12 vite burg. Sipas BBC, dënimet e shpallura ishin përgjithësisht më të lehta se ato të rekomanduara nga prokurori, gjë që duket se ka mërzitur fëmijët e Gisele Pelicot.
Vihet re se të pandehurit kanë 10 ditë kohë për të bërë ankim. 72-vjeçarja nuk pranoi të zhvillohej gjyqi me dyer të mbyllura, të cilin mund ta kishte kërkuar si viktimë e përdhunimit dhe preferoi të përballej publikisht me burrat që e përdhunuan.