Don Phenom sulmon publikisht Feron: S’ke lënë gjë pa kopjuar tek unë

0

Një “luftë” virtuale ka nisur mes Don Phenom dhe Feros. Pak kohë më parë, Phenom publikoi në rrjete sociale një video të reperit Dari, teksa intepretone një freestyle, në të cilin përmendej dhe Fero. “Ki ik n’Berlin se n’Prishtine nuk ka shku ditë pa t’rreh. Po kur e lyp dajakin dije që ktu shpejt ta japin.”, ishin fjalët që i drejtoheshin reperit të ri.

Mirëpo, duket se Don Phenom nuk i del inati ndaj reperit nga Gjilani, i cili ka publikuar një video të disa viteve më parë, në të cilën shpreh vlerësime për të. “Është duke i mbytur senet”, thotë ndër të tjera Fero. Lidhur me këtë, Phenom e ka sulmuar publikisht reperin nga Gjilani, duke u shprehur se është frymëzuar prej tij dhe se nuk ka lënë gjë pa kopjuar nga ai.

“Kush të ka mësu ty me thon Gang Gang Gang? Don Fenomi/ Don Fenomeni/ Don Phenom është lideri i shkollës së re… inspirimi i gjithë reperëve të rinj edhe ca reperëve të vjetër… s’keni met sen pa kopju te unë. Ya shqipes oën me royaltie statements”, ka shkruar Don Phenom krahas postimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu