“Donald Lu organizoi komplot për të rrëzuar qeverinë”, vjen akuza e fortë për ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri

0

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka hedhur akuza të forta duke deklaruar se ndihmës sekretari i shtetit për çështjen e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu, dyshohet se ishte i përfshirë në “komplotin e huaj” për të përmbysur qeverinë e tij.

Imran Khan i mbijetoi përpjekjes së opozitës për ta rrëzuar atë nga pushteti pasi një mocion mosbesimi ndaj tij u refuzua nga nënkryetari i Asamblesë Kombëtare, i cili pretendoi se ishte një “komplot i huaj”.

Më pas, Imran Khan pretendoi se Donald Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu