Donald Trump paralajmëron sulm masiv ndaj Iranit: Vala e madhe po vjen…

0

“Ne as nuk kemi filluar t’i godasim seriozisht ende – vala e madhe as nuk ka ardhur. Vala e madhe po vjen së shpejti”.

Kështu është shprehur presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Gjithashtu është raportuar se SHBA-të po e mbyllin ambasadën e tyre në Bahrein për një kohë të pacaktuar.

Trump më herët ka thënë se kryeministri britanik Keir Starmer “zgjati shumë” për të pranuar një kërkesë të SHBA-ve për të përdorur bazat ushtarake britanike për sulme “mbrojtëse” në vendet e raketave iraniane.

Në një intervistë me Telegraph, Trump thotë se vonesa në pranimin e kërkesës së SHBA-ve “ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë midis vendeve tona”.

Duke folur për Starmer, ai shton: “Duket sikur ai ishte i shqetësuar për ligjshmërinë”.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit, i pyetur për vërejtjet e Trump, thotë se goditja e interesave britanike nga Irani çoi në ndryshimin e qëndrimit dhe ai i përshkruan Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të si “aleatë të fortë”.