Donald Trump prezanton linjën e tij të atleteve, një palë kushtojnë 399$

0

Donald Trump ka prezantuar markën e tij të atleteve, një ditë pasi një gjykatës i Nju Jorkut e urdhëroi atë të paguante 354.9 milionë dollarë për gënjeshtrat për vlerat e pronave të tij.

Ish-presidenti i SHBA, teksa zbuloi ato që ai i quajti këpucët e para zyrtare të Trump në “Sneaker Con” në Filadelfia, tha:

“Ka shumë emocione në këtë sallë. Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet. Dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh”.

Atletet e larta me shkëlqim, ari me një detaj të flamurit amerikan në anën e pasme, shiten si Never Surrender High-Tops për 399 dollarë në një faqe interneti që shet gjithashtu kolonjën dhe parfumin e markës Trump Victory47 për 99 dollarë.

Megjithatë, Trump i përshkruan atletet si një “artikull të vërtetë koleksionist” me numër të kufizuar, ato janë me guximsh, të arta dhe të forta, ashtu si Presidenti Trump”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu