Një përplasje shumë e fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip mes Donald Veshaj dhe Arjola Demirit.
Nje tëme banale si ajo e punëve të shpisë ka nxjerrë inate të mbledhura mes banorëve kur Donaldi i ka thënë Arjolës se ajo ankohet gjithë kohës sikur ka halle por nuk do t’ja dijë për të tjerët. Donaldi i thotë se dikush që ka përjetuar kaq shumë padrejtësi nuk mund të sillet kështu me të tjerët. Arjola tha se Donaldi është mosmirënjohës se ajo është kujdesur shumë për të madje i ka larë dhe rrobat. Ajo thotë se është acaruar pasi ai i ka thënë se është lojtare e dobët dhe se i shkon pas “fijes” Ilirit.
Arjola: Nuk më shqetëson asgjë në fakt! Ky më quajti lojtare të dobët dhe i thash ku jam treguar kështu!
Donaldi: Lojtarë të fortë nuk të bëjnë punët!
Arjola: Më quajti lojtare të dobët, grupi i Ilir, dyfytyrëshe!
Donaldi: Janë lojërat e Bog Brotherit, por ti je e shtirur jo dyfytyrëshe!
Arjola: Ka shumë sjellje të dyshimta Donaldi, edhe me njerëzit që janë jashtë, miqësinë me Semin, Fifin, Monikën
Donaldi: Ti gruaja me norma, e fuqishmja, argument se ty të janë bërë padrejtësi! Ti je njeriu me më pak argumenta moj!
Arjola: I kam shërbyer Donaldit i kam larë rrobat, që të ndihej mirë, por kur më thotë lojtare e dobët është kulmi!
Donaldi: Kush je ti moj, zoti kush je ti? Ti je egoiste!
Debati ka vazhduar teksa Donaldi i acaruar i ka thënë se ai i ka qëndruar pranë madje ka qarë kur ajo rrinte zgjuar nga makthet që shikonte dhe ka qarë për fëmijët e saj por ajo është egoiste. Arjola i ka thënë se ishte thjesht zgjuar e nuk kishte bërë ndonjë gjë të madhë çka e ka acaruar keq Donaldin i cili ka nisur të debatojë me zë të lartë.
Tonet e zërit janë ngritur jashtë mase në shtëpi çka ka bërë që të tërhiqet edhe vërejtja nga opinionistët. Një zarf nga Big Brotherdisa ditë më parë që dënoi Dj PM, Einxhel dhe Donaldin duke thënë se duhet të bënin punët e shtëpisë, bëri që situata të agravojë deri në fyerje dhe ofendime mes Arjolës dhe Donaldit.