Donaldi e shpëtoi nga nominimi në BBV, Arjola nuk e beson: Fallso, e llogariti lojën

0

Aktorja Arjola Demiri ka folur sot me Iliri Shaqirin dhe Monika Lubonjën në lidhje me situatën e nomimineve brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Mbrëmjen e së premtes Donaldi dhe Iliri, si lojtarët më të fortë të shtëpisë duhet të krijonin dy grupe dhe të shpëtonin nga nomimimi banorë të grupit përballë. Në fund ngelën Arjola dhe Antonela, njëra prej të cilave do të shkonte në nominim me Dj Dagz. Vendimin se cilën nga të dyja duhet të shpëtonte e kishte Donaldi dhe ai vendosi të shpëtojë Arjolën duke çuar në televotim Antonelën me Dj Dagz. Teksa po diskutonte sot në dhomën e gjumit, ajo tha se Donaldi e kishte llogaritur lojën, që të çonte Dagz përballë Antonelës, pasi nëse e çonte me atë ai do të ishte eleminuar.

Arjola: Ky ka çuar Dagzin, se ky e ka llogaritur lojën. Po prap ka menduar që nëse e nxjerr Dagzin me mua, e eleminon Dagzin. Dhe ka menduar që me Antonelën janë diku baraz në kuptimin e pëlqimit atje jashtë.

Monika: Unë them që ai e luajti me shumë zgjuarsi

Iliri: Mendon këtë gjë ti?

Arjola: Pse ti mendon që Antonela është…(drejton gishtin nga vetja)

Monika: Unë mendoj që ai ka luajtur me shumë, shumë zgjuarsi

Arjola: S’ka lujt me zgjuarsi fare. Të ishte zgjuarsi më çonte mua në nominim

Monika: Donte të fitonte pikë

Arjola: Po pra donte të fitonte po s’kishte nevojë të fitonte. Se puna është ta ndiej unë jo ta ndiejë publiku. Nuk fitohen pikë kur janë fake (fallco) gjërat.

Arjola dhe Donaldi kanë pasur debate të forta javët e funit, por aktori në momentin e zgjedhjes tha se i vjen keq të rrezikojë Arjolën dhe e shpëtoi. Me sa duket ajo nuk e ka besuar këtë gjë pasi e konsideroi si gjë fallco dhe se nuk e ka ndierë që e bëri duke menduar për atë zgjedhjen por ka menduar për publikun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu