Top Channel u dha mundësinë dy vëllezërve Veshaj të kenë emisionin e tyre në këtë kanal. “Më li të flas”, së shpejti në prime timë në një kanal kombëtar.
Shumë emocion i fortë, tha Donaldi. E dija që Romeo po përgatiste diçka, mezi po pres, nuk e di si e ka strukturuar por do të jetë diçka shumë e bukur dhe shumë e fortë.
Të them të drejtën, unë me Romeon kam dashur të bëj gjithmonë diçka në Top Channel, është kënaqësi shumë e madhe. Mendoja se “më li të flas” do ishte titulli që ai do kishte propozuar.
Gjithë promon e ka xhiruar Romeo i cili ka luajtuar edhe rolin e vëllait të tij binjak. Këtë e preçizoi Arbana para se të fillonin “teoritë konspirative” për mediat, tha ajo.
Një surprizë e bukur për vëllezërit Veshaj, një dhuratë e merituar. Mezi po presim të shikojmë emisionin e tyre në një kanal prestigjioz si Top Channel.





