Donaldi flet sërish për Borën brenda BBV: Nuk dua të mërzis njeri jashtë…

0

-Aktori dhe njëkohësisht banori i shtëpisë së Big Brother Vip, Donald Veshaj ka folur ditën e sotme për moderatoren Bora Zemani teksa diskutonte në sallon me modelen Beniada Nishani.

Atyre u është dhënë një mision nga Big Brother për të improvizuar disa nga emisionet e Top Channel dhe njëri prej tyre ishte dhe Për’puthen. Me shaka Donaldit i është thënë se ai mund të prezantojë Për’puthen nëse do, si një kunjë ndaj marrëdhënies së tij të prishur me Bora Zemanin. Donaldi është larguar dhe ka thënë të mos e fusin në këto gjëra se nuk i ka qejf e se nuk e di si janë gjërat jashtë.

“Donaldin mos e fusni aty ju keqen. Ku e di unë si janë gjërat jashtë aman të keqen”, tha ai.

Beniada ka ndërhyrë duke i thënë se nuk ka pse ta marrë më në këtë mënyrë situatën pasi historia është e kaluar por Donaldi ka thënë se nuk do që të merziten njerëzit jashtë, duke ju referuar Borës.

“Po patjetër o patjetër por nuk dua të mërzis njerëz jashtë“, tha Donaldi.

Edhe pse Beniada është përpjekur ta bëjë të arsyetojë duke thënë se vajzat shqiptare janë shumë të zgjura dhe i kuptojnë gjërat e vazhdojnë jetën duket se nuk ka arritur t’ja ndërrojë mendjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu