Donaldi i jep goditjen përfundimtare lidhjes me Beatrix

0

Çdo gjë ka marrë fund mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” lindi një histori dashurie mes Donaldit dhe Beatrix-it. Një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Jashtë prisnim që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.

Krisja e tyre filloi të përflitej nga mediet rozë, në momentin kur Top Channel organizoi një festë për të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë ‘afterparty’-t këngëtarja është vënë re të vijë me vonesë ndërkohë që aktori ishte veshur si “Spiderman”-i. Beatrix ishte e shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj. Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Jo shumë vonë më pas, Beatrix hoqi nga ‘follow’ vëllezërit Veshaj, të cilët në atë kohë e ndiqnin ende këngëtaren.

Por sot duket se gjërat kanë marrë një rrjedh tjetër!

Ka qenë Donaldi kësaj radhe që në një farë mënyre i ka kthyer reston Trixës duke mos e ndjekur më në Instagram.

Ky vendim i marrë nga të dy artistët, tregojnë tashmë jo vetëm krisjen e dyshes, por edhe që çdo gjë mund të ketë mbaruar mes tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu