Donaldi shijon “lirinë” pas përfundimit të “Big Brother Vip”, e shoqërojnë 2 këngëtarët e njohur

0

Donald Veshaj nuk arriti të shpallej dot fitues i “Big Brother Vip”. Megjithatë ai ka dalë sot për të shijuar kafen e parë me miqtë e tij, pas daljes nga shtëpia.

Me të është Elgit Doda që ka reaguar pas daljes së Donaldit nga shtëpia e “Big Brother VIP” si humbës.

Teksa më herët këngëtari ka bërë një status ku ka mbajtur hapur qëndrimin e tij dhe ka shprehur pakënaqësit lidhur me çmimin e madh që e mori Iliri, pas saj ai ka postuar edhe foton e parë me ish-banorin e BBV Donaldin.

Duket se dyshja nuk është vetëm në tavolinën ku po konsumojnë kafen, teksa i shoqëron gjithashtu edhe Mozzik dhe Romeo Veshaj.

Kujtojmë se mbrëmë është transmetuar finalja e madhe e “Big Brother Albania VIP”, teksa çmimi ka shkuar në duart e balerinit Ilir Shaqiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu