Doni të udhëtoni? Reshje të dendura bore në Juglindje,si paraqitet gjendja e rrugëve

0

Në Juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dendura të bores, por deri më tani raportohet se të gjitha akset rrugore në këtë qark janë të kalueshme. Mbrojtja Civile bën me dije se trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperatura mesatare është -4 gradë.

“Po punohet për Mirëmbajtje dimërore. Në rrugën e Voskopojës 2 borëpastruese. Në rrugën e Dardhës 2 borëpastruese. Në segmentin Korçë -Dvoran 1 borëpastruese. Në rrugen Korçë -Qafa e Qarrit -Ersekë 3 borëpastruese. Në rrugën Erseke -Leskovik 2 borëpastruese. Autoritetet kërkojnë kujdes në përdorimin e rrugëve në vijim. Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi ne akset rrugore Korçë -Qafa Qarrit -Ersekë -Leskovik. Korçe-Voskopojë. Korçe-Dardhe duhet të bëhet me pajisje dimërore në orët e paraditesm”-thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu