Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pranuar mbrëmjen e sotme një gabim që ka bërë ajo para 25 prillit së bashku me opozitën, që ishte mosbërja fushatë për disa kandidatë për kryeministër.
E ftuar në A2, Kryemahdi deklaroi se përqëndrimi i të gjitha forcave për të bërë Bashën kryeministër ishte i gabuar, pasi duhet që të kishin dalë disa kandidatë nga radhët e opozitës për kryeministër.
Ndër të tjera, Kryemadhi shprehet se para 25 prillit është synuar që të nxirret LSI jashtë loje, por ajo paralajmëron ideatorët e këtij qëllimi se i kanë bërë llogaritë gabim.
“Unë dua të theksoj se dëmin ne ia bëmë opozitës, qoftë unë, qoftë Berisha, qoftë Basha. Metodoligjia për të mos bërë fushatë në zgjedhjet e 25 prillit, për të krijuar kultin e individit, mendoj se ishte gabim i opozitës. Pretendonim të bënim Bashëm kryeministër, por duhet të dilnim me disa kandidatë për të mos ia bërë asnjërit të qartë se kush do të ishte kryeministër, i cili do të merrte atributet e ndarjes së tortës le të themi me Ramën. Ndërkohë që mendoj një situatë e tillë brenda PD është e nevojshme. Ka shumë për të kuptuar sepse u bënë disa fushata që humbet. Edhe LSI. Por ne hymë në zgjedhje pa asnjë armë politike për t’i qëndruar besnike fronti opozitar, që sot nuk ekziston më. Ai front shërbeu për të majmur llogari bankare e xhepat e disa individëve. Qëllimi ishte goditja e LSI, për ta nxjerrë jashtë loje. Por i kanë bërë gabim llogaritë. Votat e LSI do të vendosin balancat për të ardhmen, qoftë në zgjedhje lokale…qoftë në… I kanë bërë të dyja palët llogaritë gabim”, tha Kryemadhi.