Donnarumma nxjerr “tradhtar” Milanin, befason me deklaratën për lamtumirën kuqezi

0

Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG-së, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për shumë tema, fillimisht duke iu rikthyer lamtumirës nga kuqezinjtë: “Marrëdhënia mes klubit në të cilin u bëra burrë dhe lojtar profesionist përfundoi me një telefonatë.

Drejtuesit më telefonuan dhe më thanë: Kemi një portier tjetër. Sidoqoftë, unë mbetem tifoz i kuqezinjve. Flas shpesh me ish-shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin Pioli. U gëzova për derbin e fituar, e ndjek Maignan nga afër. Deri tani më ka lënë përshtypje të mira”.

Më pas, portieri i datëlindjes 1999-ës foli për PSG-në: “Ishte në fatin tim. Presidenti dhe drejtori më bënë të kuptoja se më donin shumë. Navas? Nuk është e vërtetë që ka shkëndija mes nesh. E dija që duke ardhur këtu do të kisha konkurrencë”.

Hapësirë pastaj për kombëtaren italiane: “Çdo mbrëmje, para gjumit mendoj për fitoren e Kampionatit Evropian dhe më vijnë të dridhura. Pas kësaj na ka munguar diçka, por do t’ia dalim, do të shkojmë në Katar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu